Vokshi: Mësuesit keqtrajtohen pasi nuk bëjnë rolin e patronazhistit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës për seancën kundër ministres së Arsimit Evis Kushi. Vokshi bëri të ditur për mediat se gjyqi nuk është zhvilluar dot për shkak të ngarkesës së madhe që kishte gjykata pas grevës së avokatëve. Ndër të tjera ajo tha se gjyqi është shtyrë për në muajin shtator.

“Sot gjyqi nuk mundi të zhvillohej, për shkak të ngarkesës që ka kjo gjykatë pas grevës së avokatëve. Është shtyrë për në shtator, dhe unë do paraqitem personalisht sepse pavarësisht përpjekjeve të Ramës për të na mbyllur gojën ne do jemi zëri i mësuesve, zëri i prindërve dhe i nxënësve. Arsimi sot është degraduar. Vetëm një kryeministër si Rama mund ta çonte arsimin në këtë pikë. Ai po vërteton çdo ditë se është armik i dijes. Kurrë mësuesit nuk janë kërcënuar dhe keqtrajtuar nëse nuk bëjnë rolin e patronazhistit. Sot arsimi është kthyer në një celulë të patronazhistëve”, u shpreh Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …

Leave a Reply