Majko: Mbiemri im i vërtetë Memeci, jam me prejardhje gjermane

I nxitur edhe nga diskutimi në Kuvend i ndryshimit të emrit të komunës Liqenas në “Pustec”,

për të cilin ai fillimisht ishte kundër e më pas votoi “pro”, Majko publikoi dje, një foto të stërgjyshit të tij, Spiro Majko.

Ishte ai që vendosi këtë mbiemër dhe ishte pikërisht fotoja e stërgjyshit e historia e tij, që bëri që Majko të reflektonte edhe për çështjen e Pustecit.

“E ndjej shpesh që “mbiemri” im iu shkakton paqartësi mjaft dashamirësve, përfshirë edhe atyre që për qëllimet e tyre më japin lloj e lloj “kombësish”… Ky është një “sekret”, që kjo foto më nxiti të mendoja se i kishte ardhur koha që ajo të shpjegohej natyrshëm” shkruan Majko.

Fotoja është gjatë kohës që ai emigroi së bashku me të birin (vëllain më të vogël të gjyshit tim) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkuan në Boston. Ishte mbi 70 vjeç kur vendosi të kalonte oqeanin. U kthye i pasur dhe filloi tregtinë. Vd.iq në moshën 92 vjeç, duke punuar.

Ai ishte njeriu i hek.urt i fisit tonë. Ishte ky stërgjysh që vendosi fatin e mbiemrit që do të mbante fisi ynë deri sot. Ai e ndryshoi nga “Memeci” në “Majko”. Ky do të ishte mbiemri i tretë që nga historia disashekullore e të parëve të mi. Mbiemri i parë ka hum.bur në rrjedhën e kohës.

Ai i dedikohet fillesës së familjes së prejardhjes sime. Kjo “fillesë” nis nga një mjek gjerman, i cili u shpërngul nga Praga pas marrjes së saj nga Ali Pashë Tepelena. I huaj dhe me një profesion të lak.muar, me mbërritjen në Gjirokastër, atij, për mungesën e komunikimit të rrjedhshëm në gjuhën e vendësve, i vunë edhe “nofkën”, që u bë mbiemri i dytë dhe që ishte “Memeci”… Mbiemri gjerman duhet të ketë tingëlluar i “pakuptimtë”. Në përg.ojimet e familjes vlerësohet se kjo “nofkë” i dedikohej edhe faktit të refu.zimit të martesës me familjet e pasura gjirokastrite. Ai i ref.uzoi ato, për shkak të një gruaje me bukuri të veçantë nga shtresat e mesme të qytetit, dhe ndërtoi shtëpinë në lagjen Va,rrosh.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply