Afera e inceneratorëve, Berisha: Bajlozët e zinj janë Rama-Agaçi-Veliaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në ambientet e jashtme të Kuvendit se, kryeministri Edi Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve për inceneratorët vetëm për të vjedhur.

Berisha tha se, Rama ka urdhëruar Ahmetajn për të prekur fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, i cili është në dispozicion për fatkeqësi natyrore, duke e përdorur për djegësat.

Ndër të tjera Berisha deklaroi se Ahmetaj vërtetë është strumbullar i aferës miliona euro të inceneratorëve, por theksoi se bajlozët e zinj kryesorë janë Rama, Agaçi dhe Veliaj.

“Rama ka firmosur në shkelmim të ligjeve të vendit vetëm për të vjedhur. Edi Rama, ka urdhëruar Arben Ahmetajn për prekjen e fondit rezerve të Këshillit të Ministrave që përdoret për fatkeqësi natyrore apo truma të tjera, përdorimin e tij për inceneratorët, qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin.

Rama është firmatari i famshëm që dha për tenderin e Sharrës 8 pikë kompanisë së vet Gugalja-Zoto-Mërtiri. Ja pse nuk lejoi diskutimin, këto do ja tregonim me dokumente shqiptarëve.

Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajlozët e zinj kryesorë janë Rama, Agaçi e Veliaj. Ka firmosur për 91 mln euro duke falsifikuar, duke falsifikuar dokumentin e firmosur prej tij e duke e paraqitur si dokument të të gjitha bashkive të qarkut Tiranë.

91 mln euro të firmosura të aprovuara nga Këshilli i qytetit të Tiranës, parlamenti i Tiranës, Këshilli ka bërë mbledhjen javë më vonë për të miratuar atë dokument që kishte hyrë në fuqi. Këta nuk kanë para vjedhjes, nuk njohin asnjë pengesë, asnjë ligj, asnjë moral, prandaj sot nuk lejoi parlamentin të diskutojë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply