Berisha: Rama është Padrinoja i Ahmetajt, nuk do t’i shpëtojë gjykimit në rrugët e Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Kuvendi se, kryeministri Edi Rama është padrinoja i Arben Ahmetajt.

Berisha akuzoi Ramën si vjedhës ndërsa i bëri me dije se nëse i shpëton gjykimit nga parlamenti, nuk do i shpëtojë gjykimit në rrugët e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Berisha nënkuptoi se qeverinë e presin protestat që i ka paralajmëruar edhe më herët për në vjeshtë.

“Asgjë nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit, ti kërkon t’ua mohosh deputetëve të drejtën e fjalës. Nëse flasin, ju faktojnë shqiptarëve se padrinoja i Ahmetajt e ka emrin Edi Rama.

Në emër të ligjit të këtij parlamenti hap depatin siç parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin.

Mos të mendojë Edi Rama se duke i shpëtuar gjykimit në parlament, do t’i shpëtojë gjykimit në rrugët e Shqipërisë, kurrë jo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …

Leave a Reply