Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën. Shkatërron përfundimisht fshatin shqiptar

Ballkani i Hapur çfarë është? E ka thënë Aleksandar Vuçiç. 1 javë pasi folën në Novi Sad, aty ku folën kishin vendosur hartën ku e kishin shuar Kosovën, tha se kjo është Jugosllavia e Vjetër+Shqipëria. Shumë nga ju e dini. Enver Hoxha atë projekt kishte, “Shqipëria Republikë e shtatë e Jugosllavisë”. Si mund të bëhemi ne pjesë e projektit serb? Synon asgjësimin e Kosovës, një copëtim të cilin e ka ofruar në kohën e Millosheviçit me dhjetëra herë dhe një shkatërrim përfundimtar i fshatit shqiptar. Ata kanë bërë investime gjatë periudhës së Jugosllavisë dhjetëra miliardë ne bujqësi dhe kanë bujqësi të sistemuar të investuar, të subvencionuar. Ne e kemi filluar nga hiçi. I ndërpreu subvencionet, u vendos një sistem fiskal që i shkatërron. Prodhimet e Serbisë janë rritur me 250%. Fermerët po therin lopët, po ikin, po mbyllin serat, po bie prodhimi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply