“I arrestuar për trafiqe”/ KQZ kërkesë Prokurorisë: Hetoni kryebashkiakun e Divjakës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm.

Kryetari i Bashkisë Divajkë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali. Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.

About Redaksia

Check Also

Seriali tjetër i përgjimeve në Monaco/ Çfarë paralajmëron Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta në emisionin “Çim Peka Live”, ku paralajmëroi …

Leave a Reply