Krim mjedisor në Gjirokastër, mbi 80 ha pyje shekullorë shkatërrohen me firmën e ministres Kumbaro

Denoncimi i deputetit Tritan Shehu

Skandalet po zberthehet:
Zj.Kumbaro, Ministre e Mjedisit dhe deputete e Qarkut te Gjirokastres paska dhene lejen per te shkaterruar nje pyll shekullor ne Gjirokaster- Tepelene!
Nuk mungon ketu as emri i Termetit, kryetarit te Bashkise Tepelene.

E njejta Ministri thuhet se ka dhene leje edhe per te grumbulluar mbeturinat ne “Buze te Vjoses” ne Kelcyre.
Pylli shekullor qe po shkaterrohet nga Gjirokastra ne Tepelene qenka shume me i madh nga sa mendohej.
Eshte mbi 80 ha, baterdi e vertete.

Rruga, qe po hapet aty nuk paska asnje funksion tjeter vetem te beje te mundur shkaterrimin e atij pylli te pa zevendesueshem.

Dhe lejen per kete e ka leshuar pikerisht Ministria e ambjentit dhe deputete e PS se Qarkut te Gjirokastres, Z.Kumbaro!

E njejta gje duket dhe per grumbullimin e mbeturinave ne lumin e Vjoses.

Nje krim tjeter i vertete ky ambjental, pikerisht ne nje zone te mbrojtur.

Me thone se dhe per grumbullimin e plehrave ne Piskove, afer ujit te pijshem e rjedhjeve natyrale prej Frasherit ne Vjose, ka pasur nje leje nga po ajo Ministri.

Prej kohesh kam ngritur keto probleme si deputet i atij Qarku, por deri tashti asnje pergjigje.

Si eshte e mundur te ndermeren te tilla veprimtari pa asnje transparence, pa asnje projekt te bere publik, pa kerkuar mendimin jo vetem te deputeteve te atyshem, por dhe te banoreve!

Pse te tilla veprime me pasoja kaq te renda e te gjera shkaterruese e demtuese kryhen ne fshehtesi, aq sa qytetaret pengohen dhe tu afrohen atyre zonave.

I kerkoj organeve perkatese, Prokurorise se Qarkut, etj, te reagojne menjehere.

I bej thirje banoreve te atyshem, grupeve shoqerore lokale, si dhe Shoqatave Ambjentaliste te Shqiperise te reagojne me force ndaj ketyre krimeve, qe po ndodhin ne Qarkun e Gjirokastres!

Qark, qe ka si deputete te maxhorances vete Ministren e Ambjentit, e cila sic duket eshte dhe firmetare e shkaterrimit!

About Redaksia

Check Also

Thirrja e Berishës: Të shpëtojmë Tiranën, të premten…

Kryetari i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve për të shpëtuar Tiranën …

Leave a Reply