Ministria duhet të paralajmërojë opinionin për përhapjen e Lisë së majmunit

Nga Tritan SHEHU

Sistemi ynë shëndetësor duhet të paralajmërojë opinionin: Meshkujt gay dhe biseksualë janë burim kryesor përhapje i Lisë së majmunit!

Kjo është një e dhënë zyrtare e deritanishme jo vetëm e qeverive të ndryshme, por dhe e OBSH-së, që po artikulohet gati çdo ditë, pikërisht për të marrë masat parandaluese.

Një tërheqje e tillë vëmendjeje nuk prek “të drejtat e njeriut” për asnjë komunitet, as të atij të homoseksualëve, përkundrazi, i mbron ata dhe shoqërinë në tërësi nga një infektim i mundshëm.

Kjo është një detyrë e çdo sistemi shëndetësor edhe e tonit, që duhet ta bëjë pa komplekse, jashtë presioneve; është pjesë e transparencës së domosdoshme parandaluese.

Sipas OBSH-së, 99% e të prekurve me këtë virus janë burra dhe së paku 95% e këtyre pacientëve janë burra që bëjnë seks me burra të tjerë.

Unë nuk e kuptoj pse Ministria jonë e Shëndetësisë, grupi i punës i krijuar për t’iu kundërvënë këtij infektimi, ndaj të cilit tashmë OBSH ka ndezur dritën e kuqe, nuk thotë asnjë fjalë për këtë konstatim të rëndësishëm.

Ashtu si po vepron edhe OBSH, organizmat tona përkatëse shëndetësore duhet të bëjnë publike këto të dhëna, duke i shoqëruar edhe me këshillat e veçanta për të minimizuar përhapjen e atij infeksioni si dhe mbrojtjen ndaj tij.

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është një “fushë” shumë e gjërë e komplekse, pjesë e së cilës është dhe komunikimi transparent, direkt, shpjegues me ata.

Kjo duhet të jetë dialoguese-sqaruese, realiste, pa komplekse, pa tabura dhe me profesionalizëm të painfluencuar nga interferenca censuriale primitive, si pa fshehje të konstatimeve, ashtu dhe pa eksese ekstreme të rrezikshme.

E paguam dhe vazhdojmë akoma ta paguajmë shumë shtrenjtë atë “fushatë” anormale, që kjo qeveri realizoi ndaj Covid.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply