“Teatri”/ Kalaja: SPAK të vendosë sekuestro mbi pronën, të arrestohet Veliaj 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK Kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj lidhur me deklaratën ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak date 26.07.2022 për hapjen e garës për Teatrin e Ri bazuar në projektin e Biarke Ingels ndërkohë që nuk është ekzekutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe janë në hetim kallëzimet e Aleancës, për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin korruptiv të Biarke Ingels.

Përfaqësuesit e Aleancës sipas Avokates Adriana Kalaja kanë kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi truallin dhe projektin e Biarke Ingels.

Sipas Kalasë, projekti është korruptiv.

Sot për të disatën herë i kërkuam SPAK sepse Veliaj po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi nuk ka kthyer teatrin tek ministria e Kulturës ashtu siç është vendimi.

Ne mendojmë se veprimet e Veliajt janë në konsumim të veprës penale dhe korruptive.

Sipas Kalasë SPAK, me arrestimin e Veliajt i bën një nder shumë të madh luftës kundër korrupsionit. Valiaj i ka dosjet kapicë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply