Afera Rama-Veliaj e inceneratorëve, dalin transaksionet 500 mijë euro

Partia e Lirisë, në një konferencë për mediat këtë të martë ka denoncuar fakte të tjera për aferën e inceneratorëve.

Në konferencë Brisida Shehaj, Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet dhe të hapë regjistrin online të noterëve për të parë se si janë kryer transaksione 500 mijë euro.

“Ne këto dokumente do ia kalojmë dhe zonjës Belinda Balluku dhe kryeministrit që nuk sheh se çfarë firmos se Balluku dhe njësia që monitoron koncensionet duhet të kishte penguar këto 500 mijë euro para, këto transaksione dhe kompani, këto bilance që i kalonin inceneratorit të Tiranës”, tha Shehaj.

Sipas Koordinatores Shehaj, “kjo është një skemë nga e cila kanë kërkuar të humbasin gjurmët. Sot ende SPAK nuk ka vepruar për inceneratorin e Tiranës.

I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin online se do të gjejë familjarë të personave të arrestuar apo janë në hetim që kanë hapur disa kompani në Mal të Zi”.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply