Berisha: Ndryshoi ligji, ilaçet e Beogradit që nuk hynin në BE u futën në Shqipëri

• Berisha: Vilma Nushi ndryshoi ligjin për barnat. Futi në Shqipëri ilaçet e Beogradit!

Vilma Nushi, një gjë ka këtu. Ne patëm një ligj, ligji për barnat kishte një nen, asnjë bar që nuk qarkullon në BE dhe që nuk ka miratimin e FDA të SHBA, nuk mund të hyjë në Shqipëri. Kishte një garanci. Mund ta blije më shtrenjtë, por kishte siguri. I pari nen që u ndryshua ishte ai, për shkak të korrupsionit., E ndryshoi Vilma Nushi sepse përfaqësonte Profarmën e Beogradit. Dhe duhej që ilaçet e Beogradit që nuk hynin në BE, të futeshin në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Korrupsioni është këtu shkaku i një varfërimi të tmerrshëm dhe pastaj i shkëputjes totale, humbjes totale të ndjeshmërisë për realitetin dramatik që zhvillohet.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply