Ines Nurja, eksperte e statistikave: Po largohet nga Shqipëria pjesa më e aftë për punë!

Familja shqiptare ndodhet në një vështirësi shumë të madhe pasi kjo vjen nga faktori kryesor është emigracioni. Ky fenomen i cili ka ardhur nga e kaluar si bashkimi familjar diktaturës dhe problemeve ekonomike dhe sociale, ndërsa sot faktori vetëm i emigracionit është faktori ekonomik. Në shifrat e EUROSTAT tregon se janë larguar 25 përqind e shqiptarëve, ndërsa 80 përqind e të larguarve janë 34 vjeç, pra po largohet e gjithë pjesa më e aftë për punë. Arsyeja që sjellë këtë eksod të frikshëm vjen si pasojë e pasigurisë, ekonomisë dhe mungesës së hapësirave për të jetuar.

Duhet pasur parasysh se disa nga ata që emigrojnë bëhen pjesë e krimit e si pasojë konflikti i nisur atje është reflektuar edhe këtu. Shqiptarët në 2020 kanë shpenzuar 40 përqind të rrogës vetëm për ushqimet bazë, qeveria nuk ka marrë masa por kanë shtuar taksat. Një problem shuam i frikshëm është se 30 përqind e shqiptarëve që kanë pamundësi për të siguruar ushqimet ndërsa të varfër janë rreth 40 përqind shifra të frikshëm që tregon problemet që po hasin familjet në vend e kjo ka sjellë dhe largimin masiv.

Ndërsa OKB thotë se 1/3 shqiptarë vuan nga pamundësia për të siguruar ushqimet.

About Redaksia

Check Also

Bashkëshortja e kryeministrit blen apartament 429 mijë euro dhe tokë ullishte në Surrel

Sipas deklaratës së fundit të pasurisë, Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ka blerë …

Leave a Reply