Tifozët e Bayern Munichut nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e Robert Lewandowskit.
Ata kanë mbetur zemërthyer me vendimin e veteranit të sulmit, i cili e zgjodhi Barcelonën si destinacionin e tij të ri pas sukseseve të jashtëzakonshme që i pati në “Allianz Arena”.
Përfaqësuesi polak së fundmi u rikthye në Munich për t’i marrë sendet personale dhe për ta takuar atë kishin dalë dhjetëra tifozë të Bayernit.
Dhe, prej gojës së tyre nuk munguan provokimet, teksa u dëgjua dikush prej tyre duke thirr: “Hala Madrid”.
Ky ishte një provokim për dy herë lojtarin më të mirë në botë, të shpallur nga FIFA, pasi siç dihet Real Madridi është rivali kryesor i ekipit të tij të ri.
Lewandowski i përshëndeti tifozët duke e ngritur dorën lart, ndërsa e mori rrugën drejt klubit të ri, me të cilin synon të jetë po aq i suksesshëm.
33 vjeçari tha se e realizoi ëndrrën pasi iu bashkua gjigantit katalunas.