Berisha: Protestat do të jenë jetike! Do të ikë Rama, jo shqiptarët! 

Nga Vlora ku takoi qytetarë, sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit, kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për protestat. Lideri i opozitës tha se, protestat do të vazhdojnë për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Berisha tha gjithashtu se është kryeministri ai që duhet të largohet nga vendi dhe jo qytetarët, ndërsa i këshilloi Ramës që të shkojë në Beograd te Aleksandar Vuçiç.

“S’ka diskutim, protestat do të jenë jetike. Sepse ky është armik. Ai që dhunon votën e qytetarëve të tij, është armik i qytetarëve të tij. Ishte Fatos Nano, pranoi, bëri përpjekje por jo, ishte në pushtet, u largua, dha dorëheqjen. Ky nuk njeh dorëheqjen. Ky ka kryer kaq shumë vjedhje dhe afera, ndaj i duken vampirë ky, politikë etj. Ndaj, ju ftoj, siç e përzutë, se e ju e përzutë këtë herë dhe u detyrua të zgjedhë Durrësin, ta përzëmë edhe nga Shqipëria, të ikë ai, jo shqiptarët. Të shkojë në Beograd, atje e ka mikun e vet, të bëjë biznes dhe të bëjë çdo gjë me atë. Problemet e rëndësishme që ju ngritët do të jenë pjesë thelbësore e programit të PD”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply