Qytetarët shpërthejnë në revoltë kundër Ramës: A merr dot frymë teksa vritet një fëmijë?

Ngjarja e një dite më parë në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare u vra me skaf nga një drejtues policie ka tronditur opinionin publik. Qytetarët kanë “shpërthyer” në komente në postimet e kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Komentuesit i kërkojnë Ramës të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur dje. Ndërkohë ky i fundit, në reagimin e bërë një ditë më parë, gjeti kohën të sulmonte dhe jo të mbante përgjegjësi.

‘Je shtet mediokër pa shtyllë kurriozore’, ‘A merrni dot frymë që vritet një fëmijë me skafet që lejoni ju?’- janë dy prej komenteve të shumta që i shkruajnë Ramës në Facebook.

Në po të njëjtën mënyrë kanë reaguar edhe në faqe e Policisë së Shtetit, ku kërkojnë të mbahet përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen drejtori Gledis Nano. Ka edhe nga ata komentues që kërkojnë edhe largimin e ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. Qytetarët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë përballë Ministrisë së Mbrojtjes, në orën 19:00. Protesta është mbështetur edhe nga opozita.

Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bëra në postimet e fundit në faqen e kryeministrit në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply