Stoltenberg telefonon Vuçiç: Ndërhyjmë nëse rrezikohet Kosova

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovës, mbetet i gatshëm të ndërhyjë nëse “rrezikohet qëndrueshmëria”.

Ai e ritheksoi këtë qëndrim të aleancës në një postim në rrjetet sociale, pas një bisede që zhvilloi të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me tensionet e së dielës në veriun e Kosovës. Një ditë më parë ai bisedoi rreth situatës edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë. Misioni i NATO-s, KFOR-i, mbështetur në mandatin nga Kombet e Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet qëndrueshmëria”, – shkroi sekretari Stoltenberg.

About Redaksia

Check Also

Izraeli vret 18 fëmijë në sulmin e fundit në Rafah

Sulmet izraelite gjatë natës në qytetin jugor të Gazës, Rafah, shkaktuan vdekjen e 22 personave …

Leave a Reply