Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, pushuesit braktisin plazhin (Video)

Një ditë pas tragjedisë që i mori jetën 7-vjeçares, në plazhin e Potamit, gjithçka që ka mbetur janë një tufë lule, një kukull që pret vajzën të luaj me të, kapelja dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong.

Vogëlushja u godit për vdekje nga një skaf me dy motorë, që drejtohej nga efektivi i policisë Arjan Tase.

Pushuesit e paktë që ishin në këtë bregdet, mëngjesin e sotëm kanë braktisur plazhin e Potamit.

SYRI TV sjell pamjet nga plazhi i braktisur dhe nga skena e krimit të rëndë.

Kjo ngjarje tronditëse tregoi edhe njëherë se ky ishte një sezon i dështuar turistik, duke nisur nga çmimet e çmendura e deri te pasiguria e theksuar.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e BE/ “Krimi i organizuar në vendimmarrjen e qeverisë dhe damarët e ekonomisë”

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk po shihet më thjesht si një aktivitet i izoluar …

Leave a Reply