Dëshmia tronditëse: Deti u mbush me gjak, polici e kreu manovrën me gjakftohtësi

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi dëshminë tronditëse të Erind Çelmetës, një prej pushueseve i cili ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë ditën kur ndodhi ngjarja horror. Ai ka treguar se Arjan Tase, ka kryer me gjakftohtësi manovrën teksa drejtonte mjetin lundrues, duke i marrë jetën një fëmije të mitur 7 vjeç.

“Dëshmia tronditëse e qytetarit që pa çdo gjë në skenën e krimit horror që i mori jetën vogëlushes Jonada. Ndiqeni sipas dëshirës!”, shkruan Berisha.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çelmeta u shpreh se skafi kishte një fuqi motorike të fuqishme dhe trupin e vajzës e nxori nga deti i ati i saj. Çelmeta u përlot teksa theksoi se ngjarja ishte tepër e rëndë dhe pushuesit vrapuan të tmerruar.

“Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë. Pasi personat kanë hipur në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momenti i parë.

Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan.

Tentuan me duart e tyre ta tërhiqnin skafin nga bregu, sepse ai person ishte aq gjakftohtë sa donte të ikte nga kjo skenë. Pas kësaj pashë babanë, i cili nxori vajzën, dhe e vuri trupin e saj në det. Ishte shumë e rëndë për të gjithë”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

“Associated Press”: Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare, kërkon qeveri teknike

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e …

Leave a Reply