• PD me Pyetësor të Përditshëm për inceneratorët: Rama, Ahmetaj, Veliaj krijuan grup të strukturuar kriminal për të vjedhur 430 milionë Euro.
Deklaratë e n/Kryetarit të Partisë Demokratike dhe deputetit Luçiano Boçi, nga Inceneratori i Elbasanit.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i pyetur nga Euronews “nëse inceneratori i Elbasanit është funksional” u përgjigj: “Inceneratori është në fazën e remontit. “Është si të çosh makinën në servis”.
Edhe sipas kontratës korruptive që Edi Rama ka miratuar, në kundërshtim me qëndrimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike (APP), Inceneratori do të duhet të ishte funksional dhe në pronësi publike qysh prej një viti.
Ja edhe disa pyetje fare të thjeshta:
1. Pse Edi Rama miratoi kontratën me treshen seksere Gugallja-Mertiri-Zoto, ndonëse APP i shkruajti troç se kjo ishte procedurë e kundraligjshme?
2. Çfarë karakteristikash ka inceneratori? Shihni çfarë shkruhet ne Fletoren Zyrtare të Shtetit: Karakteristikat do i keni ne aneks. POR shihni aneksin e Fletores Zyrtare: A ka ndonje fjalë të kuptueshme? Edhe kur blen një makinë të thjeshtë të thuhet sa kuaj fuqi ka dhe sa gazra emëton, ndërsa për këtë impiant asnjë fjalë. PSE?
3. Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku “Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna?
4. Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?
5. Ky do duhej të ishte incenerator rajonal. A pyeti ndokush bashkitë e tjera të qarkut? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua?
Partia Demokratike denoncon për të disatën herë mega-aferën e inceneratorëve si një vepër korruptive ku Rama, Ahmetaj, Agaçi, Veliaj, krijuan grup të strukturuar kriminal me qëllimin për të përlarë 430 milion euro së bashku me sekserët Zoto-Gugallja-Mertiri.
Ndaj nuk pyetën as për ligj, as për procedura dhe 8 vite më pas asnjë incenerator nuk funksionon.
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të pamundura për drejtësinë e kapur nga Rama.
Ne mendojmë se inceneratorët janë mega-aferë ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetaj, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit.
Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?