Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se epiqendër e betejës opozitare do të jetë çështja e djegësave.
“Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën dhe nuk e lëvizim atë”,tha Berisha. “Kjo është një periudhë ku ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, kjo nuk do thotë se kemi hequr dorë nga beteja.
Ne do mobilizohemi dhe do i japim atij atë që meriton. Epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësve. Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit tenderin me negociata të mbyllura, tenderin për vjedhje.
Ky është përgjegjësi numër 1.
Ky nuk mund të shpëtojë, ky i ka kohërat e numëruara. Djegësit aty ku djegin plehrat, do djegin qeverinë e tij”,u shpreh Berisha.
Check Also
Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!
Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …