Monza godet përsëri, firmos me ish-mbrojtësin e Barcelonës

Monza nuk përmbahet në merkato. Klubi nga Brianza, që siguroi ngjitjen në Serinë A për herë të parë këtë sezon, ka firmosur kontratë një vjeçare me brazilianin Marlon, i cili vjen nga Shakhtar Donetsk.

Mbrojtësi ka qenë edhe më herët pjesë e Serisë A, pasi ka luajtur me Sassuolon në periudhën 2018-2021, por pikërisht verën e kaluar u transferua në klubin e njohur ukrainas, pasi ndoqi trajnerin italian Roberto De Zerbi.

Marlon ka nisur karrierën te Fluminense, ndërsa në 2016-ën ishte Barcelona që e solli në Europë, teksa në sezonin e parë debutoi me “blaugranat”, por më së shumti luajti me skuadrën B.

Më pas kaloi një vit në huazim te Nice, para se të transferohej te Sassuolo, ku u shndërrua në titullar. Tani Marlon rikthehet sërish në Serinë A, këtë herë për të ndihmuar Monzën të qëndrojë mes më të mirëve.

About Redaksia

Check Also

Çfarë po ndodh tek Reali? Perez takim urgjent me Ancelottin!

Në futboll, sa do i famshëm të jesh, sado emër të madh të kesh, në …

Leave a Reply