Tifozët turq brohoritën emrin e Putin, EFA dënon Fenerbahçen

Fenerbahçe është ndëshkuar nga UEFA, pasi tifozët e këtij klubi brohoritën në kor emrin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

UEFA ka paralajmëruar klubin turk, teksa ka zbuluar edhe dënimet e shqiptuara.

Fenerbahçe është dënuar me gjobë prej 50 mijë eurove, si dhe do të ketë mbyllje të pjesshme të stadiumin (të paktën 5 mijë vende) për ndeshjen e ardhshme në gara evropiane.

Në njoftimin e UEFA-s, dënimi thuhet se vije pas “hedhjes së sendeve dhe transmetimit të një mesazhi provokues me karakter fyes, pra thirrje të paligjshme”.

Thirrjet e emrit të presidentit të Rusisë nga tifozët turq erdhën më 27 korrik, në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Dynamo Kyivit, e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Emri i njeriut që po urrehet nga krejt bota për luftën që e nisi në Ukrainë dhe për mijëra njerëz, përfshirë këtu edhe fëmijë, të vrarë në Ukrainë, u thirr nga tifozët e Fenerbahçes pasi mysafirët ukrainas kishin shënuar gol.

Klubi nga Superliga e Turqisë ishte distancuar nga thirrjet e tifozëve, duke deklaruar se veprimet e tifozëve nuk përfaqësojnë edhe qëndrimet e klubit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria pëson disfatë në Çeki, lojë e dobët e kuqezinjve

Shqipëria pësoi disfatë 2-0 ndaj Çekisë në Pragë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. …

Leave a Reply