Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar disa foto ku shikohet gjendja skandaloze e qytetit bregdetar të Durrësit. Berisha ka publikur mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, u bë viti i dytë që Bashkia e Durrësit na le në këtë gjendje plehrash në mes të rrugës.
“Turistë dhe banorë dënohen nga bashkia socialiste e Durrësit me plehra”, shkruan Berisha.
Postimi i kreut të PD, Berisha
Turizmi i plehut!
Turiste dhe banore denohen nga bashkia socialiste e Durresit me plehra.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Jemi disa banore te nje lagjeje ne Durres, ne plazh, ngjitur me kompleksin Kamelia 3. U be viti i dyte qe Bashkia e Durresit na le ne kete gjendje plehrash ne mes te rruges. Mire qe kemi frike te nxjerrim kalamajt te lahen ne det se shteti nuk ka kontroll ne territorin e vet, por po kemi frike te rrime dhe neper shtepiat tona per shkak te eres se keqe dhe ndotjes se ambientit. Nuk kemi as kosha. Ju lutem bejeni publike ju, sepse ne e kemi ngritur zerin dhe prap nuk po shofim zgjidhje tjeter.