Berisha: Kriza tek turizmi, subvencion biletave të transportit dhe përgjysmim taksave të karburanteve

Kryetari i PD, Berisha ka denocuar st krizën m♪7 të rëndë që pokalon turizmi dhe ka paralajmëruar qeverinë.

“Për shkak së pari të ccmimeve stratosferike, të krijuara në mënyrën më artificiale nga bordet e Edi Ramës.
Për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Edi Rama dhe qeveria e tij në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre masiv, sicc është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit, të cilësuar të tillë, djegësat e Fierit dhe Tiranës.
Sicc është rasti i ligjit të parlamentit për të financuar me qindra milionë euro, klientelën e Edi Ramës, me të cilën ai ndan paratë.

Sicc është rasti i prokurimeve të Korridorit Blu, apo korridorit të hajnisë.
Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare.
Ajo që po e ndjen në mënyrën më të fuqishme, është sektori më kryesor i ekonomisë së vendit, turizmi”, tha Berisha.

Berisha tha se PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, si dhe të subvencionohen urgjent biletat e transportit urban dhe interurban.

“Po rrënojnë buxhetet familjare, dhe ajo që po e ndjen fuqishëm për fat të keq është sektori i turizmit. Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban. Ky propozim nuk është i pabazuar, por është i bazuar në një praktikë të cilën kanë vendosur një seri vendesh europiane.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës i cili në vendin tonë në vlerën 1.1 euro është më i larti në botë.

E di që Rama me arrogancë nuk do t’i pranojë por e garantoj se qytetarët me revoltën e ardhshme do të vendosin për këto kërkesa dhe kërkesa të tjera të programit të emergjencës së PD”,tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply