Berisha: 300 mijë ton naftë kontrabandohen me lejen e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë tryezës me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, theksoi se 300 mijë ton naftë kontrabandohen në vend.

Sipas tij, një pronar peshkarexhash ka 3 të tilla që fut naftë kontrabandë në vend dhe i shkarkon pa u shqetësuar.

“Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri është 0.9 lekë. Ua shet qytetarëve me 95 lekë, 98 herë më shumë. Ia shet biznesit me 200 e ca lek. Po ndalem në këto për të ju thënë qytetarëve se potenciali i ndryshimeve të thella dhe të menjëhershme, është i plotë dhe i mundshëm. Dhe ne këtë premtojmë, sepse ne jemi në betejë me qeverinë. Me të drejtë pyesin, se ju jeni në betejë, por nëse kjo qeveri ikën, çfarë ofroni ju.

Unë dje deklarova se së pari do të përgjysmojmë bazën fiskale të naftës. Do të subvencionojmë 100% biletat e udhëtimit, urban dhe interurban. Nuk po shpikim, e kanë bërë të tjerët. A kemi ne mundësi ta bëjmë këtë? Plotësisht. Ne jemi vendi që prodhojmë 1 milionë ton naftë. Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë se në vitin 2012, është më i paktë se sa ishte në vitin 2012. Në këtë vit, ARMO prodhonte rreth 150 mijë ton D-dysh, dhe 500 mijë ton importohej. Konsumi ishte tek 700 mijë ton.
Konsumi tek këto automjete që janë sot, duhet të jetë të paktën 800 mijë ton.

Janë 300 mijë ton, që kontrabandohen, por si? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananesh. Është i njohur zinxhiri. Ka pronar peshkarexhash që bëjnë kontrabandë nafte. Vetëm njëri ka 3 të tilla që kontrabandën naftë që i shkarkon lirshëm dhe thuhet se e takon periodikisht kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të qeverisë.

Nëse do ta luftonim këtë kontrabandë, do ta përgjysmonin barrën fiskale. Nuk e taton kush në botë naftën, 1.1 euro”.

About Redaksia

Check Also

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane: Rama mund të mashtrojë në Greqi, por me ne s’i ecën!

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, Luan Hallulli ka komentuar takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi …

Leave a Reply