Berisha: Rama e bleu energjinë me 168 euro megavatin më shtrenjtë se bursa

Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama për vjedhje me shitblerjen e energjisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me me ekspertët e sektorit të energjisë, ai tha se Shqipëria prodhon ende 99% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe e ka vlerë energjinë me 250 euro për megavat ndërkohë që në bursë shitej me 82 euro për megavat.

Berisha tha se qeveria e kryeministri Rama e përdorin furnizimin me energji si mjet terrori.

“99 % e energjisë elektrike që prodhohet në Shqipëri është ende nga uji, vetëm 1% e totalit është nga burime të reja energjie. Dalja në treg të lirë e bizneseve të mëdha është e bazuar në keqpërdorim dhe vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri ka blerë energji me 220-250 euro megavat, ndërkohë që në bursë shitej me 80-82 euro. Kryeministri e përdor furnizimin me energji si një mjet terrori, dhe e konsideron mundësinë e rritjes së çmimit për familjarët. Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri është shumë e ulët, ia shet qytetarëve 90 herë më shumë. Pse po ndalem unë këtu, jo se ndryshon kursi i kësaj qeverie, por po ndalem që t’iu them qytetarëve që potenciali i ndryshimit është shumë i madh. Ne së pari do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do të subvencionojmë tarifën e transportit publik.” – tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afera “5D”/ Këlliçi: Prokurori Braho po kursen kreun e organizatës kriminale Erion Veliaj!

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI: Të nderuar qytetarë, Po bëhen tashmë …

Leave a Reply