FBI sulmon shtëpinë e ish Presidentit, Trump: Zoti është me të drejtët, me lirinë!

Deklarate e Donald J Trump, Presidenti i 45 i Shteteve te Bashkuara te Amerikes:

“Kohe te erreta per Kombin tone, ndersa shtepia ime e bukur, Mar – A – Lago ne Palm Beach, Florida, gjendet aktualisht nen rrethimin, bastisjen dhe pushtimin nga nje grup i madh agjentesh te FBI.
Kurre me pare nuk ka ndodhur diçka e tille me nje President te ShBA-se.
Pas bashkepunimit me agjensite perkatese qeveritare, kjo bastisje e pashpallur ne shtepine time nuk ishte e nevojshme dhe e pershtatshme.

Eshte nje keqperdorim i hetimit,shnderrim i Sistemit te Drejtesise ne force te armatosur, dhe nje sulm i Te Majtes Radikale Demokrate qe deshperimisht nuk duan qe une te kandidoj per President ne 2024, vecanerisht bazuar ne sondazhet e fundit, dhe qe duan te bejne gjithcka per te ndaluar fitoren e Republikaneve dhe Konservatoreve ne zgjedhjet e aferta te Midterm.

Nje sulm i tille mund te ndodhe vec ne vende te shkallmuara te Botes se Trete.
Fatkeqesisht, sot Amerika eshte bere nje vend i tille, e korruptuar si kurre ndonjehere. Ata madje thyen edhe kasaforten time! Cili eshte ndryshimi mes kesaj dhe Watergate, kur agjentet mesyne Komitetin Kombetar Demokrat?

Ne ndryshim, ketu Demokratet mesyne ne shtepine e Presidentit te 45-te te Shteteve te Bashkuara.”

Bota ne keto momente eshte e erret, e zymte, por dielli do ndriçoje.
Zoti eshte me te drejtet, me lirine!

About Redaksia

Check Also

Trump: Do japim viza pune për të punuar në Amerikë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për programin e vizave …

Leave a Reply