Meta bën deklaratën e fortë: Do ta thyej në mes Ramën…

“Do ta thyej në mes Ramën dhe do ta bëj vetë. Nuk kam nevojë të porosis të tjerë siç bën ai”, u shpreh sot Meta në takim me srukturat e LSI në Tiranë.

“Si çun i Pazarit të Ri, dua t’i them çunit të Kristaqit, që edhe ai e di që unë këtë e kam mësuar nga ‘Pazari i Ri’, unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti, por bën si më i forti. E këpus në mes, që t’i duket Erioni Kolonjës gjigant. Edhe unë i bie vetë, s’ka nevojë, i bie me kënaqësinë më të madhe, i bie në emër të Shqipërisë’.

Ilir Meta nuk ka hezituar të japë premtimin e tij para qytetarëve duke thënë se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës që sipas tij vetëm vjedh e mashtron.

‘Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.

Premtimi im është që siç shemba në emër të të ardhmes së Tiranës e ligjit, kioskat e të fortëve të Tiranës, dhe tutorëve të Edit, ja dini emrat ju… e bëra në emër të ligjit, të të ardhmes, kështu do të shemb i pari unë, dhe nja 1 milionë qytetarë të Tiranës së bashku këtë kalbësirë, regjim, që vetëm vjedh e mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve përmes falsifikimeve, por edhe do u japim ndëshkimin e merituar, që kurrë në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë askush të mos guxoj të mashtroj popullin’, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply