Partia Demokratike Dega Kukës përkujtoi poetin e fjalës së lirë Hafzi Nela në 34-vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist.
Qytetarë dhe përfaqësues të PD, vendosën kurora lulesh në monumentin e heroit antikomunist. Vëllai i poetit, Shukri Nela i kërkoi Edi Ramës në këtë përvjetor, të kërkojë së paku falje për firmën që babai i tij vuri për varjen e Havzi Nelës.
“Minimumi të kërkojë falje. Ka thënë vazhdimisht që nuk e besoj se babai im të ketë firmosur për varjen e Havzi Nelës.
Ja firma. Kjo është firma e Kristaq Ramës bashkë me 6 të tjerë”, tha vëllai i Havzi Nelës.
Dëshmitari i varjes së Havzi Nelës, Samedin Çerkezi rrëfeu se si ndodhi ngjarja.
“Kur është varur Havzi Nela kam qenë këtu. Jam dëshmitar okular. Ai nuk vdiq, ndërroi jetë. Është ne zemrat tona dhe të gjeneratave që vijnë. Urrejtja për vdekjen e Havzi Nelës e tmerrojnë sigurimin e Enver Hoxhës i cili edhe sot ka urrejtje ndaj demokracisë, lirisë dhe së drejtës”, tha Çekrezi.