Kardhiq-Delvinë nisi me 710 mijë euro kilometri, sot është 3.2 milionë euro kilometri

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Disniveli ekonomik u krijua me qëllim plaçkitjen e taksapaguesve

Ky është një disnivel i krijuar me qëllim që të plaçkiten taksapaguesit shqiptarë.
10 ditë më parë, Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milionë euro të tjera borxh, faktikisht për vazhdimin e kësaj rruge, për shkak të disnivelit, sepse disniveli prej 17 metra është shumë i madh dhe kjo kërkon stërzgjatje, zhvlerëson rrugën shumë, e zhvlerëson kategorinë e rrugës pasi është aks kombëtar.
Ky akt kriminal e bën rrugën qesharake. Tani duhet ta zgjasin dhe ta stërzgjasin derisa të pucen lotet në Trebinjë.
Këto nuk janë aksidente. Këto nuk mund të jenë kurrë rastësore, këto janë mekanizma vjedhje të taksapaguesve shqiptare. Është rrugë në sipërfaqe.
Sot edhe tunelet me teknologjitë e reja, edhe metrotë, edhe ndërtimet nëntokësore, përjashtohet tërësisht mundësia e disniveleve.
Në rrugë sipërfaqësore kjo u ndodh Edi Ramës dhe Belinda Ballukut se duan të mbushin thasët.
Natyrisht janë të qetë se drejtësinë e kanë në thes, SPAK e kanë të partisë, por i garantoj se drejtësia nuk do të heshtë.
Ju e morët vesh që Kardhiq-Delvinë ka nisur me 710 mijë euro loti i parë, ka përfunduar me 3.2 milionë euro kilometri.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

About Redaksia2

Check Also

Regjimi në panik nga protesta! Kamikazët e Ballës arrestojnë kreun e FRPD Rrogozhinë!

Pak para nisjes së protestës përpara Bashkisë së Tiranës, kreu i FRPD, Besart Xhaferri njoftoi …

Leave a Reply