Berisha: Porti i Durrësit, Port i NATO-s dhe BE-së nuk mund të ndryshojë destinacion

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, në lidhje me aferën e portit të Durrësit, ka deklaruar se ky është porti i një vendi të NATO-s dhe BE-së. Berisha tha se, nuk mund të ndryshojë destinacioni i portit, pa marrë më parë miratimin e NATO-s dhe BE-së.

“Përveç kësaj, Porti i Durrësit është port i një vendi të NATO-s dhe BE-së, porti i një rëndësie strategjike.

Ndryshimet e destinacionit të të cilit nuk mund të bëhen pa një miratim të NATO-s dhe BE-së. Por Rama nuk njeh normë, kufi.

Ai tani ëndërron veten multimiliarder dhe gjithçka bazuar në vjedhjen e pasurive publike të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply