Ëndërra e paqes në 30 milion fajl-a

I gjithë arkivi i Lidhjes së Kombeve është dixhitalizuar dhe është i disponueshëm për konsultim. Përgjegjësi Francesco Pisano ilustron një projekt të mundëson të njihet më mirë një organizatë më pak dështake nga siç paraqitet zakonisht.

Në prillin e 1946, një mbledhje e qetë në Gjenevë i jepte fund historisë së Lidhjes së Kombeve, organizata e parë ndërqeveritare e përhershme për parandalimin e konflikteve midis shteteve anëtare. Pak muaj më parë, nga ana tjetër e Atlantikut, kish filluar jetën Organizata e Kombeve të Bashkuara në emër të mosvijueshmërisë së shënuar. Ai që caktoi prej kohësh fatin e Lidhjes së Kombeve ishte dështimi në detyrën kryesore të saj. Megjithatë, shpresa të mëdha kishin shoqëruar lindjen e saj nga mitra e Konferencës së Paqes e Parisit të 1919, vetëm pjesërisht e ftohur nga aderimi i munguar i Shteteve të Bashkuara, që megjithatë e kishin promovuar. Legjenda e zezë që rrethon organizatën ka penguar të konsiderohet plotësisht përvoja e saj si laboratori pazakontë i bashkëpunimit ndërkombëtar: shpresa që ajo histori tani i është kthyer opinionit publik të ofruar nga Projekti Lontad, që ka çuar në realizimin e dixhitalizimit e të gjithë arkivit të Lidhjes së Kombeve, duke e vënë në dispozicion online falas dhe pa kufizime. Një kërkim i shpejtë mjafton të zbulohen aspekte pak të njohura që i kthejnë kompeksitetin organizatës. Mund të haset kështu në përmbledhjen e vizitës në Gjenevë në 1924 i Deskaheh, kreut të irokezëve dhe përfaqësues i Këshillit të 6 Kombeve që banonin rezidencën indiane me të njëjtin emër në Kanada. Kërkesa e tij e pranimit në Lidhjen e Kombeve ndeshi me kundërshtimin britanik; jo më pak, ngjarja ilustron sesi organizata konsiderohej në çdo cep të botës si instrument kryesor për të siguruar njohjen ndërkombëtare të një shteti dhe, bashkë me të, garancinë e sovranitetit.

Radhë dokumentarësh me pasuri të madhe ofrojnë një përmbledhje me organe teknike si Komisoni për Bashkëpunimin Intelektual, pararendësja e UNESCO së sotme, ku morën pjesë veç të tjerëve Albert Einstein, Marie Curie, Henri Bergson, Jagadish Chandra Bose. Ai kontribuoi që të formoheshin lidhje kulturore dhe shkencore të paprecedent, asnjëherë të prishura krejtësisht as nga konflikti i ri botëror, as nga Lufta e Ftohtë pasuese. Në planin ligjor, Lidhja e Kombeve prodhoi dokumenta me rëndësi të madhe, si Deklarata e të Drejtave të Fëmijëve dhe Konventa mbi të Drejtat e Refugjatëve; Komiteti i Ekspertëve për Kodifikimin e së Drejtës Ndërkombëtare pati si president të parë suedezin Hjalmar Hammarskjöld, babai i Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të Kombeve të Bashkuara Dag Hammarskjöld. Hapësirë të gjerë gjen edhe historia e «pashaportës për ata pa shtet», shpejt e rimërtuar «pashaporta Nansen» nga emri i eksploruesit norvegjez që i shërbeu si promotor. Bëhej fjalë për një dokument udhëtimi të lëshuar nga Komisari i Lartë për Refugjatët i Lidhjes së Kombeve dhe i njohur në nivel ndërkombëtar, i destinuar të lehtësonte tranzitin dhe rivendosjen e shumë refugjatëve pa shtetësi të prodhuar nga Lufta e Parë Botërore. Edhe në këtë rast, historia pasuese duket se ka mësuar shumë nga kjo përvojë. Për Projektin Lontad dhe rezultatet e tij kemi folur me Francesco Pisano, drejtor i Bibliotekës dhe i Arkivit të Kombeve të Bashkuara të Gjenevës nga viti 2016.

Miliona fajla, qindra terabaite: numrat e Projektit Lontad janë të vështira deri për t’u imagjinuar. Si ka lindur një ide kaq ambicioze?

«Prej kohësh shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara na kërkonin riprodhimin e pjesëve dokumentare; ne përfitonim për t’i bërë kopje dixhitale për përdorim të brendshëm, por bëhej fjalë për një punë fragmentare dhe episodike. Projekti ka lindur kështu nga vullneti për t’i reduktuar drastikisht kohët dhe dhënë organicitet iniciativës. Projektimi, që ka zgjatur tre vjet, ka mundësuar të vlerësohet me afërsi të madhe buxheti i nevojshëm, kohërat e punës dhe pengesat e mundshme. Kjo na ka mundësuar deri të kursehet respektivisht parashikimeve dhe të alokohen reurse të mjaftueshme për mirëmbajtjen për 15 vjet. Ndërkohë, kontrolli i të gjithë arkivit ka ecur në hap të njëjtë me restaurimin e tij; në të ardhmen dokumentacioni letër do të ruhet më mirë, pasi dixhitalizimi e bën më pak të nevojshëm aksesin fizik».

Nga vjen mbështetja ekonomike për projektin?

«Me tu mbaruar plani i punës, i jemi drejtuar për financim ekosistemit të veçantë ekonomik gjenevas, që ka në ADN e tij një orientim të fortë ndërkombëtar. Kemi tërhequr vëmendjen e një fondacioni që ka në statutin e tij ruajtjen e pasurisë dokumentare. Pas një negociate të shkurtër, fondacioni ka vendosur të procedojë me një donacion të madh, duke hequr dorë nga përfitimi i çfarëdolloj avantazhi, në pikën që ka kërkuar të mbesë anonim».

Në vullnetin e ideuesit të saj, presidentit amerikan Woodrow Wilson, Lidhja e Kombeve duhej të bëhej skena publike e diplomacisë, larg nga fshehtësia që kishte shkaktuar luftën e 1914. Pas vitit 1945 e sapolindura Kombet e Bashkuara gjen seli në Pallatin e Xhamtë. Projekti Lontad vendoset në linjë kontinuiteti ideal me atë shpirt transparence?

«Fjala kyçe e projektit është “akses”. Donim që pasuria dokumentare të ishte e aksesueshme pa kufizime, pavarësisht nga shkalla e specializimit të përdoruesve dhe nga disponueshmëria e tyre për ta konsultuar në Gjenevë, qytet ndër më të shtrenjtit e botës. Barazia në akses garantohet edhe nga mundësia për t’ju kërkuar ndihmë online arkivistëve profesionistë në kohë reale, për t’u orientuar brenda strukturës komplekse të arkivit. Kontinuiteti ideal qëndron në shpresën që një akses më tranparent promovon kuptimin e rolit historik të multilateralizmit».

Studimi i Lidhjes së Kombeve shpesh ekuivalentohet me regjistrimin e dështimit kryesor: paaftësisë për të penguar një luftë të re botërore. Megjithatë, ajo qe në qendër të një historie tjetër: asistencës ndaj refugjatëve, bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, formimit të figurave teknike dhe profesionale të spikatura ndërkombëtare (si Jean Monnet, babai i integrimit europian). Mendoni se disponueshmëlria e arkivit mund ta nxisë njohjen e këtyre përvojave?

«Ky ishte objektivi i ciklit dyvjeçar të iniciativave “Multilateralism100”, me rastin e njëqindvjetorit të Lidhjes së Kombeve (1919): të tregohej sesi ajo ka qenë një laborator i pazakontë bashkëpunimi ndërkombëtar. Në kundërshtim nga Kombet e Bashkuara, që i është drejtuar sistemit të agjencive të specializuara, Lidhja e Kombeve përfshinte në brendësinë e saj një miriadë seksionesh teknike në lëmin për shembull të emigracionit, shëndetësisë e të tjera: kjo gjen provë të madhe në arkiv. Prej të paktën dy dekadash, ky sistem ka treguar se bashkëpunimi ndërkombëtar në kuadrin teknik mund të funksionojë. Fama që rrethon Lidhjen e Kombeve ka një arësye historike: fituesit e Luftës së Dytë Botërore kishin nevojë që t’ia vinin fajin për dështimin e rendit të paraluftës dhe të demonstronin se Kombet e Bashkuara fillonin një histori të re. Megjithatë, është koha të pranohet se dështimi qe produkt i mungesës së vullnetit politik për ta bërë organizatën të funksionojë shumë më tepër se mosfunksionet e saj».

Është e vështirë të mohohet se multilateralizmi po përjeton vite të vështira. A mund të kontribuojë Projekti Lontad në rilançimin e diskutimit publik në thelbin e tij, përballë sfidave globale si ndryshimi klimaterik?

«Projekti Lontad ka lindur në 2016, kur qenë të perceptueshme tashmë sinjalet e një epoke konfliktesh ndërkombëtare të perceptuara. Arkivi është pjesë e ekosistemit Kombet e Bashkuara dhe puna jonë mbështetet mbi bindjen se bashkëpunimi ndërkombëtar shkon në avantazh të të gjithëve, edhe të atij që është kundër, dhe se ky aktuali nuk është kriza e multilateralizmit, por i dëshirës për ta përdorur për zgjidhjen e problemeve. Sigurisht, është i domosdoshëm një azhurnim i instrumenteve tona, pasi ka ndryshuar rendi i përparësive, ashtu si sistemi i shteteve; nga ana tjetër, historia e shekullit të kaluar na thotë se pas çdo traume luftarake me karakter ndërkombëtar, multilateralizmi është forcuar. Edhe ky është një objektiv i Lontad: të hetojë suksese dhe dështime të së kaluarës, me qëllim që të pushtohet të flitet për të ardhmen e multilateralizmit dhe të fillohet të projektohet multilateralizmi i së ardhmes».

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Zoti e shpëtoftë stërlinën

Anglia si Greqia dhe Italia e 10 viteve më parë? Nuk është më fantaekonomi. Ja …

Leave a Reply

Your email address will not be published.