Deklaratë e Sekretares për Marrdheniet me Publikun në Partinë Demokratike Jola Hysaj
Partia Demokratike dënon thirrjen në polici të avokates Adriana Kalaja. E konsiderojmë një akt të qartë politik pa asnjë bazë ligjore dhe si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga thelbi i ngjarjes dhe aksioni opozitar, i dalë nga apatia dhe shitblerja.
Deklerata e zonjës Kalaja si avokate dhe aktiviste e shumë kauzave publike është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit me synim krijimin e një ngjarjeje të re në ndihmë të makinës së vjetër të propagandës qeveritare.
PD nuk e mbështet dhe as promovon dhunën,të kujtdo, qofshin ata edhe mbështetës të kauzave opozitare, si atë fizike dhe verbale, të cilat është pushteti që i ushtron çdo ditë kundrejt qytetarëve dhe të drejtave të tyre, të pronës, lirisë dhe fjalës.
Ne besojmë megjithatë se fraza e zonjës Kalaja ka qënë përdorim metafore, një shprehje popullore aq të njohur, dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes fatkeqe, se sa një thirrje apo ushtrim dhune. Ushtruesit e dhunës nuk duhen kërkuar te zonjat e opozitës, por te fabrikuesit e përditshëm të saj, lart në majën e pushtetit.
Riedukimi, si i gazetarëve, ashtu dhe aktivistëve, nuk është një opsion i opozitës, por i pushtetit.
Dhuna gjithashtu nuk është opsion i opozitës, por obsesion i Edi Ramës dhe hjekësve të tij.