Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovës nuk do të zhvillojë një takim në LDK-në. Ai ka ftuar Lumir Abdixhikun kreun e partisë, por ka refuzuar që të shkojë në zyrën e partisë. Ndërkohë, Abdixhiku ka refuzuar krejtësisht kërkesën e presidentit shqiptar.
“Kemi vendos mos me u taku pas asaj kërkese. Takimi me presidentin e mëparshëm Meta ka ndodh në zyret tona, si edhe me liderët e tjerë të Shqipërisë”, tha burimi për gazetën Nacionale.
Për më tepër, kërkesa e Abdixhikut besohet se do të çojë edhe në një refuzim të plotë të takimit me presidentin Begaj.
Ish-presidenti Meta disa ditë para se të dorëzonte mandatin ishte po ashtu për vizitë zyrtare në Kosovë, ku përveç krerëve institucionalë u takua edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pikërisht në zyrat e kësaj partie.