Barcelona bën tentimin e fundit për Messin

Barcelona nuk ka hequr ende dorë nga Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas u largua vitin e kaluar nga “Camp Nou” si lojtar i lirë pasi gjiganti katalunas nuk qe në gjendje t’ia ofronte kushtet e nevojshme për ta vazhduar bashkëpunimin.

Por, “Blaugrana” duket se nuk e kanë harruar ende legjendën e tyre. Ata madje do të mundohen ta rikthejnë atë në shtëpi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Në fakt, trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar nga presidenti Joan Laporta që ta shikojë mundësinë për ta bërë tentimin e fundit për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Kjo pasi sulmi i Barçës nuk funksionoi si duhet në barazimin pa gola ndaj Rayo Vallecanos dhe Xavi konsideron se Messi do ta ringjallte sulmin e ekipit.

Mbetet të shihet nëse Paris Saint-Germaini do të heq dorë nga Messi, i cili në Francë e pati një sezon dëshpërues.

Messi ka kontratë edhe një vit me PSG-në, e cila nga ana a saj po mundohet ta bind atë që ta vazhdojë qëndrimin e tij në Paris edhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, spekulohet se vitin tjetër, Messi, ose do të rikthehet në “Camp Nou” ose do të përfundojë në Inter Miami, pronë e së cilit është legjenda angleze, David Beckham.

About Redaksia

Check Also

Osmani: Kosova u bë anëtare e FIFA-s falë Infantinos dhe ikonës së futbollit, Fadil Vokrri

Në vazhdën e takimeve të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos në Kosovë, ai ka takuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published.