Begaj nuk i thotë po Traktatit të Mbrojtjes së Kosovës: Nuk është në dorën time…

Begaj ka konfirmuar nga Kosova atë që të gjithë e dimë se është një kukull në duart e regjimit dhe këtë tashmë ai po e pohon edhe publikisht. Në vizitën në Kosovë.

Begaj nuk i tha “Po” kërkesës së Presidentes Osmani që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë një Traktat Mbrojtje për Kosovën duke i bërë një tjeër shërbim Beogradit. Ai tha se nuk është në dorën e tij ky Traktat, por në autoritetin e Kuvendit.

Vetëm një idiot politik mund të bëjë një deklaratë të tillë pasi dihet se President i një vendi shpreh vullnetin politik në takime të tilla dhe më pas janë institucionet e tjera që merren me konkretizimin e tij.

Presidenti Bajram Begaj e quajti Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët e për pasojë është e mirëpritur.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin.

Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë.

Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Sa i takon deklaratës së Presidentes së Kosovës për Traktatin e Mbrojtjes, ai tha: Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply