Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për gjovënie mbi emigrantët dhe i ka bërë thirrje, të ndalë vënien e gjobave mbi qytetarët, me të cilat synon të mbushë arkën e saj bosh.
Berisha ka sjellë si shembull sot, rastin e një emigranti shqiptar në Itali, të cilin për shtëpinë e tij tek Mali i Robit në Golem, e prisnin një mal taksash për t’u paguar.
Postimi i plotë
Çmëndet qeveria me gjoba. Kërkon të mbush arkën bosh nga rënia dramatike e turizmit. Emigrantët viktimat kryesore të gjobëvënies qeveritare. Stop gjobave për të mbushur orkën bosh.
Lexoni denoncimet e qytetarve dixhital. sb
Mirmjesi doktor,kam qene me pushime ne shqipri kam nje shtepi tek mali i robit kam ba pagesat tek njesia administrative golem kam paguar edhe ne bashki taksen e bashkise dhe i kam dorzuar dhe i mora tani duhet te aplikoi te E Albania nepermjet nje noteri qe done nga 4000-5000 lele te reja plus 9000 leke te reja sapo arrita ne milano me ka ardhur nje l’eterno te paguai 26260 leke te reja po te dregoi edhe letren e kryehajdutit te bashkis kavaje qe falin qdo dite leke tek inqeleritoret ju lutem anonim se me prishin pune te qertefikata e pronsise me respekte Sh N po te dregoi foto sikur ma qoi Administratori i pallatit te mali i robit. Te flm.
Ja erdhëm sot tek një ‘bombë’, e cila ka plasur sepse qeveria nuk ka më lekë të paguajë rrogat e pensionet në vjeshtë, ndaj do të nisë një operacion të madh gjobash për të mbushur buxhetin. Sezoni turistik nuk është aq i pasur sa të mbushë arkën sipas planifikimeve, ndërkohë që në shtator do të duhet të paguhet kësti i borxhit të tmerrshëm që ka marrë gjithë këto vite qeveria.
Nuk ka para shtetit
Po kush e lejoi këtë abuzim gjigand që sot shpërtheu?!