Luftë në qeveri për aferën e inceneratorëve, largohet Agaçi? Kush do burgoset?

Basir ÇOLAKU

Hakerohet Vodafon? Ikën Agaçi pas sherrit qeveritar në korrik?
A është ende në zyrë sektetari i përgjithshëm Engjëll Agaçi, apo ka braktisur zyrën, ka marrë rraqet e tij zyrtare dhe është larguar?

A ka shërbyer si shkak për të ndodhur kjo, një zënke agresive me Arben Ahmetajn, pas thashethemeve se dojsen e inceneratorëve ku gjendet dhe Engjëll Agaçi i akuzuar, e ka përcjellë në duar të gabuara opozitare dhe mediatike, ish-ministri i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama?
A ka vijuar zënka socialiste e Ahmetajt edhe me kryebashkiakun Veliaj në mjediset e bashkisë Tiranë, me kryepushtetarin vendor edhe ky i përfshirë në akuzën e inceneratorëve, grindje pak ditë para shkarkimit të ministrit ?

Pa këtij sherri në korrik duket se Rama ka ndërhyrë për të larguar sekretarin e tij? A ka qeveria një qëndrim më transparent për këtë ngjarje?
Por deri më tani nuk është bërë asgjë publike. Me sa duket shefi i qeverisë ka halle të mëdha me inceneratorët dhe Portin e Durrësit, e nuk i duhun më tepër telashë qeveritare në kurriz. Ndonëse ata kanë nisur e nuk mund të ndalojnë.
Vodafone!

Një tjetër skandal në valën e piraterisë elektronike ka rënë mbi kompaninë e telefonisë së lëvizshme Vodafone?
Ka mbërritur në zyrat e AKSHI një ankesë nga kompania Vodafone, për të sqaruar se çfarë po ndodh me këtë sulm të papritur?
A e mban ende të pabërë publike AKSHI këtë ngjarje tjetër të rëndë për sigurinë e shërbimeve ndaj qytetarëve?

A është me rrezikshmëri më të lartë se të dhënat e e-albania ky hakerim i të dhënave të kompanisë së telefonisë së lëvizshme, kompanisë celulare?
A munden grabitësit elektronikë të marrin nga këto informacione që tashmë kanë nëpër duar, këto të dhëna për pin-et e bankave që kanë klientet, sepse kompania ua dërgon me sms, pasi pagesat online nëpërmjet telefonit janë shtuar masivisht?
A e ka diskutuar kryeministri në mbledhje qeverie, kur i takon ndonjëherë të marrë pjesë këtë alarm të ri piraterie me kosto për ata që janë pjesë e këtij shërbimi?
Janë pyetje jo rastësore!!!

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODIHR ka rrëzuar legjitimitetin e 11 majit, Rama përpjekje për të ndryshuar raportin

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët janë të informuar për raportin paraprak të …

Leave a Reply