Skandali me inceneratorët, dhjetra milionë euro kredi me garanci paratë e shqiptarëve

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionet në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka bërë publike të tjera fakte që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Në një dalje për mediat, ajo tha se faktet kanë të bëjnë me tre kompani, të cilat kanë marrë kredi dhe garanci janë vënë paratë e popullit shqiptar.

Brisida Shehaj: Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntori 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzansi për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e incernatorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura.

Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci qe kane keto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar.

Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane per pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar

Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit perfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit.

Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore sipas VKM 387 te 113 majit 2020.

About Redaksia2

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …

Leave a Reply