“Ronaldo do t’i përshtatej lojës së Chelseat, nuk di pse nuk e ka transferuar ende”

Legjenda e futbollit anglez, Paul Merson mendon se Chelsea duhet ta transferojë Cristiano Ronaldon. Sipas tij, portugezi do të ishte “kundërhelmi i sterilitetit ofanziv” të “Blues”.

“Chelsea ishte i shkëlqyeshëm ndaj Tottenhamit të dielën, e dominoi lojën që nga fillimi e deri në fund, por nuk e ka një golashënues apo një sulmues qendror dhe kjo i kushtoi me tri pikë. Përkundër dominimit të tyre, Lloris e ka bërë vetëm një pritje. Kjo të tregon gjithçka që duhet ta dish”, deklaroi fillimisht Merson për “Sky Sports”.

“Nuk mund të besoj që Chelsea nuk e ka transferuar ende apo që nuk po mendon ta transferojë Ronaldon. Tek ‘Blues’ portugezi nuk do të kishte nevojë të rikthehej në mesfushë, por do të luante në zonën e rreptësisë kundërshtare. Chelsea ka mbrojtës të jashtëzakonshëm, i dominon ndeshjet e futbollit. Dhe, nëse do ta dërgonte topin në zonë për Ronaldon, do të kisha frikë të mendoja se sa gola të do mundtë t’i shënonte”, përfundoi Merson.

37 vjeçari e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United pasi “Djajtë e Kuq” nuk po marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

Chelsea duket të jetë klubi më i afërt për ta transferuar pesë herë fituesin e Topit të Artë.

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …

Leave a Reply