Pas fillimit katastrofik të sezonit në Premier League, Manchester United është i fundit në tabelë dhe ish-futbollisti i këtij klubi, Gary Neville beson se Djajtë e Kuq nuk ta kenë të lehtë nëse Cristiano Ronaldo largohet prej tyre.
Ronaldo është 37 vjeç dhe mesa duket nuk dëshiron të humbasë kohë në një klub që ka pasur fillimin më të keq të sezonit në 101 vjet dhe nuk po luan në Champions League.
Skuadra nga Old Trafford është mposhtur nga Brighton dhe Brentford dhe janë në fund të tabelës, ndërsa tifozët besojnë se Ronaldo po kërkon një dalje për të luajtur për një klub që konkurron në Ligën e Kampionëve.
Neville, i cili dikur luante me Ronaldon te United, beson se largimi i tij do të ishte një goditje për ekipin.
“Problemi i ri që kanë është se nëse Ronaldo largohet, nuk do të ketë kush të shënojë gola. Nëse nuk sjellin përforcime ose nëse sjellin lojtarë të këqij në rast të largimit të Ronaldos, do të përfundojnë në fund të tabelës. Kështu është skuadra për momentin, lojtarët janë të demoralizuar dhe të thyer. Është një situatë e keqe, ata duhet të kthehen në fushë”, tha Neville.
Kolegu i tij dhe komentatori ekspert Jamie Carragher veçoi David de Gea dhe Lisandro Martinez si hallkat më të dobëta në ekip.