Monstrat e qytetit tim…

Nga Iva V.GRILLO

Ne viziten e fundit ne qytetin tim te lindjes, vura re se ai ishte rrethuar tashme nga monstra… te kabashme, te kobshme e gerdalla… ashtu sic dine te jene vetem monstrat.

Ato ishin kryesisht prej blloqesh e pllakash betoni, madje tani ne vere villnin edhe “zjarr” nga goja, zjarr pervelues qe digjte gjithe qytetin, banoret e tij por dhe shkurret e egra e te thata qe dikush kishte zgjedhur t’i mbillte ne qendren e qytetit…si nje garniture bajate e nje gjelle shtrigash.

Kulçedra qe ka pjelle keto monstra nuk eshte prej betoni amá…eshte nje kulçeder me tipare njerezore, si une e ti.

Ashtu ngadale e tinez, ka pushtuar gjithe zemren e qytetit duke shtyre, peshtyre e shkelur me kembe shenja e kujtime qe historia i kishte gdhendur me kujdes prej shekujsh. Kujtime e histori qe dikur e dallonin bukur qytetin tim nga mijera qytete te tjere ne bote…

Kulçedra ka zene “burimin” e i mohon “ujin” banoreve … e persa kohe do te jete aty, shkretetira shpirtetore e qytetit tim eshte e pashmangshme.

#unerefuzojfarsenrama

#stopfarsesveliaj

About Redaksia

Check Also

Drejtësia e Re, Prindi 1 dhe 2

Nga Artan HOXHA Të enjten e kaluar, Kuvendi Rilindës, pas një zvarritjeje më shumë se …

Leave a Reply