Paralajmërohet luftë në Kosovë, Stoltenberg: Do ndërhyjmë, Vuçiç: Mos prisni të shikojmë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë, përmes KFOR-it, nisur nga situata e javës së kaluar pas trazirave në Veri të Kosovës.

Pas takimit me Presidentin serb Vuçiç në Bruksel, në një konferencë të përbashkët shtypi Stoltenberg theksoi se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne kemi forcat gati dhe do veprojmë atëherë kur do jetë e nevojshme. E kemi shtuar praninë tonë në Veri. Jam informuar në detaje se si është vendosja e tyre. Lëvizja jonë do të reflektojë nevojën dhe sfidën që mund të na paraqiten në terren. KFOR punon edhe me aktorë të tjerë, siç është edhe policia e EULEX”.

Ndërsa Presidentin i Serbisë u shpreh se dhuna duhet të refuzohet.

“Barrikada dhe dhuna nuk janë implementime sistematike. Pyetja është se si e intepretojmë çështjen e dhunës. Ne kemi mundësi të limituara për të ndërhyrë në Veri. Mos prisni që serbët të qëndrojnë dhe të shikojnë. Nuk ka të bëjë me mua, është një çështje më e madhe, ka breza që nuk e shohin Kosovën si një territor të lirë, e shikojnë si territor të Serbisë”.

Vuçiç kritikoi edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të cilin tha se këtë situatë po e shfrytëzon politikisht.

“Nuk ka asnjë gjë të re në narrativën e Kurtit për Serbinë, ai thjeshte përdor situatën aktuale politike. Ajo që ne duam është një qasje racionale, një marrëveshje kompromisi mes të dyja palëve. Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, si do gjejmë zgjidhje, por kjo lloj narrative e refuzoj dhe pres ndjesë për gjithë fabrikimet që thuhen kundër Serbisë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet më pas me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, me të cilin do të mbajë në fund një konferencë të përbashkët për shtyp. /tvklan.al

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.