Ronaldo: Së shpejti do ta mësoni të vërtetën time

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes. Ai me anë të një komenti në “Instagram” ka paralajmëruar se së shpejti do të zbardhet e vërteta rreth lajmeve që kanë qarkulluar për të.

Ylli portugez 37-vjeç, Cristiano Ronaldo, ka edhe një vit kontratë me Manchester United. Mirëpo fakti që është arritur të sigurohet plasmani në Ligën e Kampionëve për edicionin e sivjem, sipas shumicës së gazetarëve të besueshëm, del që kjo të ketë shtyrë Ronaldon që ta mendojë një largim drejt një ambienti të ri.
Krejt këtu ka filluar zanafilla e shumë telasheve që e kanë shoqëruar Ronaldon gjatë këtyre javëve, duke llogaritur dy muajt paraprakë. Ai shumë vonë u grumbullua me skuadrën, tek një javë para fillimit të kampionatit dhe tërë këtë mungesë e arsyetoi me problemet privat dhe familjare, siç aludonte ai.

Së fundi, Cristiano Ronaldo ka qenë shumë i pranishëm në disa dalje publike, shpeshherë të përçudshme, ku u ka reaguar faqeve të ndryshme në rrjetet sociale, veçanërisht atyre në “Instagram”, teksa kanë shkruar për të ardhmen e tij.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe gjatë orëve të fundit, ku në gjuhën e tij amtare, atë portugeze, ka paralajmëruar të gjithë atë se çfarë do të ngjajë gjatë javëve në vijim.
“Do ta dini të vërtetën pas disa javëve, kur do ta publikoj një intervistë. Mediet po gënjejnë. Kam një kolazh në shëtepi, ku prej 100 lajmeve të publikuara, vetëm 5 janë të vërteta. Ndiqeni këtë kurreshtje”, ka shkruar Ronaldo.

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit tjetër kontratë të vlefshme me Manchester United. Mungesa e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, kompeticionin më të çmuar nga ai, po e bën atë që ta shtyjë përpara një largim nga klubi më i trofeshëm në Premierligë.

Sidoqoftë deri më tani klubet e mëdha kanë refuzuar edhe publikisht që janë të interesuar për shërbimet e tij. Me anë të deklarimeve publike një gjë të tillë e kanë thënë zëshëm nga drejtuesit e klubit të Bayernit, Chelseat, PSG dhe klubeve të tjera.
Mosha e shtyrë që ka ylli portugez, si 37-vjeçar, del të jetë njëra prej arsyeve më të forta pse shumë klube ngurrojnë që të bëjnë ndonjë ofertë konkrete për të.

About Redaksia

Check Also

“Xavi qëndron”, kthesë e papritur!

Në futboll asgjë nuk është e sigurt, aq më tepër kur bëhet fjalë për një …

Leave a Reply