Tajvani/ Pekini kërcënon SHBA-në nga Moska

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) nuk ka frikë nga armiqtë e saj dhe është e gatshme të luftojë për sovranitetin e vendit mes përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të destabilizuar rajonin e Azi-Paqësorit, tha të martën ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe.

“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi së fundmi Tajvanin, që ishte një shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës. Kjo shkaktoi efekte negative në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në ngushticën e Tajvanit”, tha ai në një fjalim video në Konferencën e 10-të të Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare.

Siç tha ai, Kina nuk mund të “zbutet”, nuk ka frikë nga forcat e liga, as nga armiqtë.

“Ne jemi të vendosur dhe të gatshëm për të luftuar çdo armik,” pohoi Fenghe.

Ai tha se Tajvani është pjesë integrale e Kinës dhe se Pekini i konsideron të gjitha këto çështje si probleme të brendshme politike, në të cilat asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

“Separatistët që mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Tajvanit me siguri do të thyejnë qafën. Përpjekjet për ndërhyrje të jashtme janë të destinuara të dështojnë”, tha ministri kinez.

Vuri në dukje rolin e rëndësishëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në kontekstin e “veprimeve destabilizuese të Uashingtonit në rajon”.

Ai tha se Kina po kryen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit, duke i quajtur ato veprime “legjitime dhe korrekte” që synojnë mbrojtjen e sovranitetit të “vendit tonë”.

About Redaksia2

Check Also

Bullgarët rikthejnë si Kryeministër Borisovin, e djathta fiton zgjedhjet

Partia bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka marrë një fitore të ngushtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.