Berisha: “Ballkani i Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar sërish se, “Ballkani i Hapur” do falimentojë fermerin shqiptar. Gjatë takimit me ekspertë të bujqësisë dhe fermerë, Berisha tha se nisma e Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç do shënojë falimentimin masiv të fermave tona.

“Hapja e doganave në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur me 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia. Në një kohë kur subvencionet aktuale dhe në dekada për fermerët e ish-Jugosllavisë kanë qenë qindra herë më të mëdha se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Rama jepe dorëheqjen”! Protesta “pushton” Tiranën

‘Rama jepe dorëheqjen’ jehon mbrëmjen e sotme në të gjithë rrugët e Tiranës.  Lumi i protestuesve …

Leave a Reply