Berisha: Strategji kombëtare për bujqësinë! Subvencione për fermerët, rritje buxheti

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi sot krijimin e një strategjie kombëtare për bujqësinë. Berisha e konsideroi dramatike gjendjen e bujqësisë sot, ndërsa premtoi se qeveria e ardhshme do rikthejë subvencionet për fermerët si dhe do të rritet buxheti për bujqësinë me 5%.

“Është e domosdoshme një strategji kombëtare për bujqësinë e cila të përcaktojë drejtimet kryesore të zhvillimit të bujqësisë së vendit. Shqipëria mund të bëhet konkurruese në dru frutorë. Tregu qoftë i ullirit, qoftë i druve frutë është i pafund në Europë. Sot unë e di që ka fermerë që kanë tonelata vaji, sepse ky mban qëndrim armiqësor, kjo qeveri e nisi si armike ndaj ullirit dhe vazhdon me armiqësi. E mbani mend në Berat kur u thoshte i keni mbushur banjot me fuçi me ullinj. Çdo qeveri bën një politikë, nëse nuk i shitet e subvencionon. Mobilizon të gjithë diplomacinë tënde për ta shitur.

Në 1992 erdhi këtu kryeministri i Malajzisë, ne ishim siç ishim, tha nëse dëshironi të bleni vaj palme, ua japim me çmim shumë të leverdisshëm, ishte prodhues kryesor në atë kohë. Më tregon se ç’po bënte për të shitur vajin e palmës, edhe me klering, diku merrte klering, diku tanke dhe i paguante me vaj palme. Të mbetet ulliri pa shitur kjo mbetet një fatkeqësi sepse tregu për ullirin është i pafund. Ne do vazhdojmë me projekte kombëtare.

Bujqësia në çdo prodhim duhet të ketë subvencionon. Është e faktuar se subvencioni në bujqësi është fitim për të gjitha palët, nuk është humbje për shtetin, është fitim për individin, fitim për shtetin, fitim për shoqërinë. Subvencionin që jep Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, që jep Kosova, absolutisht ne do ta realizojmë pa asnjë hezitim. Sikundër do të rrisim buxhetin mbi 5%. Kjo rritje e buxhetit rikthehet në të ardhura po për buxhetin, përmirëson gjendjen ekonoimike të fermerëve, përmirëson bilancin e pagesave duke përmirësuar eksportin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.