Ekzekutimi mafioz në Vlorë, autorët qëlluan me 60 plumba dy viktimat

Dy të vdekur dhe një i plagosur në atentatin që ndodhi ditën e sotme në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja. Dëshmitarët kanë treguar se, autorët ishin tre persona, njëri drejtonte mjetin ndërsa dy të tjerët qëlluan me armë.

Autorët po i ndiqnin këmba këmbës dhe qëlluan drejt mjetit ‘Benz’ me 60 plumba kallashnikovi drejt mjetit ‘Benz’ të viktimave. Trupat e tyre ndodhen ende në mjet, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit e cila dyshohet se i përket autorëve.  Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.

About Redaksia

Check Also

30 mijë dokumenta të qeverisë në duart e ekspertit amerikan/ Patrick Quirk rrëfen sa qesharak është sistemi kibernetik i Ramës

Eksperti amerikan i sigurisë kibernetike Patrick Quirk dhe i teknikave OSINT ka deklaruar se një …

Leave a Reply