Ekzekutimi mafioz në Vlorë, autorët qëlluan me 60 plumba dy viktimat

Dy të vdekur dhe një i plagosur në atentatin që ndodhi ditën e sotme në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja. Dëshmitarët kanë treguar se, autorët ishin tre persona, njëri drejtonte mjetin ndërsa dy të tjerët qëlluan me armë.

Autorët po i ndiqnin këmba këmbës dhe qëlluan drejt mjetit ‘Benz’ me 60 plumba kallashnikovi drejt mjetit ‘Benz’ të viktimave. Trupat e tyre ndodhen ende në mjet, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit e cila dyshohet se i përket autorëve.  Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply