Berisha: PS ligj anti-Meta në Kuvend, i cili bazohet në shpifje që është hedhur poshtë

PD gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën europiane dhe botërore, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, ligjet e lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjet e lustracionit PD përjashtonte nga funksionet publike agjentët, informatorët e Sigurimit të Shtetit dhe nomeklaturën e lartë komuniste. Ligji është vënë në zbatim në vitin 1996, është kopje e ligjit çeko-sllovak.

Ky ligj u amendua nga socialistët në pushtet duke hequr komponentin lustracion. Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në Parlament ligjin e lustracionit. Në 1995 PD miratoi ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë nga presidenti i Republikës te një komandant poste që zvarriti trupat e të rinjve të pushkatuar në kufi. Ky ligj u quajt kushtues nga Gjykata Kushtetuese dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim.

Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, autoriteti i hapjes së dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet. Ne jemi për lustracionin.

About Redaksia

Check Also

Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi …

Leave a Reply

Your email address will not be published.